Oliver Spasovski: Nuk ka asnjë rrezik, shkarkimi i ministrave do të ndodhë dhe do të votohet shumica e re

Oliver Spasovski: Nuk ka asnjë rrezik, shkarkimi i ministrave do të ndodhë dhe do të votohet shumica e re

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki në emisionin “Intervistë në Shenja”, duke folur për spekulimet lidhur me rikonstrumimin e Qeverisë, sa i përket lëvizjes së deputetëve, tha se nuk ka asnjë rrezik, dhe se propozimi edhe për shkarkimin edhe për rikonstruimin e ri do të kalojë.

“Ne jemi dëshmitarë se ekziston gjendja në të cilën do të krijojmë ndonjë krizë, tensione, do të krijohen anketa, e gjithë kjo është në funksion të lojrave politike, në vend që kjo të bazohet në debat të sinqertë, në konfrontim të ideve. Çdo qytetarë i Maqedonisë së Veriut duhet ta shoh se cilën ofertë e ka pushteti, opozita, vlerat për të cilat luftojnë”, tha Spasovski në emisionin “Intervistë në Shenja”.

Ministri Spasovski tha se kyçe në këtë rikonstriuim është në kapacitetin koalicionues dhe kjo po dëshmohet.

“Për shkak se principet baza në veprim koncepti qytetarë, një shoqëri për të gjithë ka hapur mundësinë që të bashkohen më tepër njerëz rreth këtyre ideve, ato janë hyrja në NATO dhe në BE”, shtoi Spasovski. /SHENJA/

MARKETING