Oliver Spasovski: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë për BE-në, VMRO-DPMNE nuk ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme

Oliver Spasovski: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë për BE-në, VMRO-DPMNE nuk ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki në emisionin “Intervistë në Shenja”, tha se vendi nuk ka alternativë për Bashkimin Evropian.

“Ne kemi vite në shtet ku nuk përkrahen integrimet euroatlantike por as nuk thuhet se cila është alternativa e BE-së. Ne duhet të debatojmë. Nëse nuk dëshironte që opozita ta përkrah anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, atëherë duhet të dilet me qëndrim dhe të thuhet se ne nuk duhet të jemi pjesë e NATO-së dhe duhet të jem në një lidhje tjetër ushtarake. Ose nuk mund të jemi pjesë e BE-së, për shkak x arsyeve dhe vendin e shohim diku tjetër”, tha Spasovski.

Spasovki tha se VMRO-DPMNE nuk ka qëndrim për asnjë zhvillim kryesor me të cilën është ballafaquar shteti.

“As për Marrëveshjen me Bullgarinë, as për marrëveshjen me Prespën, ata as nuk kanë ofruar zgjidhje. Ata nuk kanë qëndrim se përse janë kundër”, deklaroi Spasovski në emisionin  “Intervistë në Shenja”.

MARKETING