Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka numëruar 95 për qind të votave për zgjedhjet kuvendare.

Prej tyre partia që më shumë ka marrë vota dhe mandate është VMRO-DPMNE-ja, e cila ka siguruar 406.239 vota ose 59 mandate.

Më pas partia e dytë në kampin maqedonas është LSDM, e cila ka marrë 143.267 vota, ose 18 mandate.

Në bllokun shqiptar Fronti Europian ka marrë 132.089 vota, ndërsa me këto vota ka siguruar 19 mandate. Koalicioni VLEN ka marrë 102.863 vota ose 13 mandate.

Dy partitë tjera që kanë siguruar mandate në Kuvend janë “E Majta” e cila ka 6 mandate dhe Lëvizja “ZNAM” e cila ka 5 mandate.

MARKETING