NP “Rrugët e Maqedonisë”: Ekipet janë në terren, të gjitha rrugët janë të kalueshme
Trafiku në të gjitha rrugët shtetërore dhe rajonale në të gjithë Maqedoninë po zhvillohet në rrugë të lagura, dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe po pastrojnë në mënyrë aktive rrugët nga bora me makinerinë në dispozicion.
Kompania informon se të gjitha ekipet e kujdestarisë janë të angazhuara, veçanërisht në kalimet kritike malore, dhe makineria, punëtorët dhe sasitë e kripës dhe zhavorrit të nevojshëm janë të përgatitura për të mbajtur një trafik të sigurt dhe të pandërprerë.
“Kompania Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Nacionale dhe Rajonale po punon në mënyrë aktive në pastrimin e rrugëve dhe krijimin e kushteve për trafik të pandërprerë në të gjithë Maqedoninë me të gjitha burimet në dispozicion”, njoftoi kompania.
Ju bën apel shoferëve të jenë të kujdesshëm, të përshtatin shpejtësinë e tyre me kushtet e rrugëve, të kenë pajisje dimërore dhe të përshtatin drejtimin e tyre me kushtet e motit.

