Normalizohet hyrja përmes vendkalimit kufitar Evzoni, hiqet bllokada e bujqve grek

Normalizohet hyrja përmes vendkalimit kufitar Evzoni, hiqet bllokada e bujqve grek

 Nga mbrëmë në ora 23 është normalizuar hyrja në Greqi përmes vendkalimit kufitar Evzoni, i cili nga ora 18 ka qenë i bllokuar nga bujqit grekë, ndërsa shërbimet e atjeshme kufitare kanë lëshuar automjete udhëtarësh dhe transportuese në çdo gjysmë ore nga dhjetë minuta.

MARKETING

Description of image

Lajmin se është normalizuar hyrja tek fqinji jugor përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë-Evzoni e konfirimoi për MIA-n shefi i Qendrës rajonale për çështje kufitare Jug pranë MPB, Sllavço Bogoev.

Ndërsa në pikat e tjera kufitare me Greqinë, Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki, qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave po zhvillohet normalisht.

Ndryshe, kalimi Niki për hyrje në Greqi është bllokuar dje nga fermerët grekë nga ora 16:00 deri në orën 19:00, të cilët sipas informacioneve nga atje e kanë vendosur në pezullim grevën dhe bllokadat.

MARKETING