Një autobus kapet në flakë në aksin Ohër – Strugë, nuk ka të lënduar

Një autobus kapet në flakë në aksin Ohër – Strugë, nuk ka të lënduar

Autobusi që u kaplua nga zjarri në aksin Ohër – Kërçovë, tek fshati Izvor, ka qenë pa udhëtarë dhe në incident nuk ka persona të lënduar, informojnë nga Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMR).
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) informojnë se në vendin e aksidentit komunikacioni ka qenë në ndërprerje të plotë në të dy drejtimet pothuajse gjysmë orë, ndërsa tani zhvillohet në një korsi në mënyrë alternative.

Sipas informatave nga SPB Ohër, autobusi ka qenë i kompanisë “Galeb” nga Ohri, ndërsa shoferi në kohë ka vërejtur se autobusi po digjet dhe ka shpëtuar. Automjeti tërësisht është djegur, ndërsa në vendin e ngjarjes janë prezenet ekipe të MPB-së.

Gjatë shuarjes së zjarrit kanë intervenuar dy ekipe zjarrfikëse nga Kërçova.
“Nga LAMM informojnë se nga ora 21 në aksin Ohër – Kërçovë, tek Iyvori, komunikacioni është në ndërprerje në të dy drejtimet. Nga Brigada zjarrfikëse nga Këçova intervenojnë me dy ekipe në shuarjen e autobusit në flakë. Nga qRMK – Ohër njoftojnë se nuk ka persona të lënduar, gjegjësisht në autobus nuk ka pasur udhëtarë”, kumtojnë nga QMK.

MARKETING