Nisje katastrofike e Botërorit për Spanjën, vetëm barazim ndaj Kepit të Gjelbër

Nisje katastrofike e Botërorit për Spanjën, vetëm barazim ndaj Kepit të Gjelbër

Spanja e ka nisur me zhgënjim Botërorin, pasi nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Kepit të Gjelbër.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë, me skuadrën e De La Fuente që u hodh menjëherë në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Spanjollët krijuan disa raste, por nuk arritën t’i konkretizojnë. Rasti më i mirë i pjesës së parë erdhi në fund, kur Ferran Torres humbi një mundësi të artë, duke goditur shtyllën.

Në pjesën e dytë, Spanja rriti presionin dhe bëri disa zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por pa arritur të gjejë rrjetën. Nga ana tjetër, Kepi i Gjelbër u mbrojt mirë dhe provoi disa kundërsulme, duke i vënë herë pas here në vështirësi kampionët e Europës.

Në fund, ndeshja u mbyll 0–0, një rezultat zhgënjyes për Spanjën, ndërsa për Kepin e Gjelbër u përjetua si një rezultat i madh dhe pozitiv.

MARKETING