Ngec shpronësimi i tokës për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D

Ngec shpronësimi i tokës për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D

Shpronësimi i tokës për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d ka ngecur. Nga raporti i Mbikëqyrjes për korridoret që do të ndërtojë konsorciumi amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”, rezulton se shteti deri më tani ka shpronësuar vetëm 58% të tokës për autostrada Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir.

MARKETING

Description of image

Mjetet për shpronësim llogariten rreth 300 milionë euro. Shteti, sipas autoriteteve, do ta blejë tokën me çmim tregu që llogaritet në bazë të taksës së pasurisë që paguan pronari i pronës.

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore deri më tani i ka paguar “Bechtel dhe Enka” rreth 235 milionë euro, ndërsa këtë vit planifikohet të transferojë 250 milionë euro të tjera direkt nga buxheti i shtetit.

“Bechtel and Enka” ka ndërtuar autostradat edhe në Kosovë, ku dje u shpall aktgjykimi për pagesë të kundërligjshme prej 53 milionë eurosh. Ish-ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, është dënuar me tre vite e tetë muaj burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dëmtim të qëllimshëm të buxhetit të shtetit. Gjithashtu atij iu ndalua për tre vite e gjysmë ushtrimi i funksioneve publike në administratën publike.

Me burg u dënuan edhe sekretari i tij, drejtori i prokurimeve dhe këshilltari i ministrit.

Përveç Maqedonisë dhe Kosovës, “Bechtel dhe Enka” ishte prezente edhe në Shqipëri, Kroaci dhe Rumani, ku pati afera korruptive. Kroacia dhe Rumania u detyruan të anulonin para kohe kontratat e tyre me konsorciumin amerikano-turk./Telegrafi/

MARKETING