Nga nesër fillon mbështetja financiare e papaguar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, i obligoi sektorët kompetent që të bëjnë pasqyrë tabelare të detajuar të detyrimeve financiare të parealizuara për çdo nxënës, familja e të cilit i plotëson kushtet dhe ka parashtruar kërkesë për Kompensimin në të holla në bazë të “masës antikrizë për mbështetjen e familjeve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme”.
Në bazë të raportit të dorëzuar, është realizuar plan me dinamikë të pagesës e cila fillon që nesër. “Në vend të zgjidhjeve afatshkurtra jocilësore, nxënësit dhe familjet e tyre meritojnë mbështetje të vërtetë dhe të vazhdueshme sistematike për të lehtësuar procesin edukativo-arsimor dhe për t’i tejkaluar sfidat me të cilat janë përballur çdo ditë vitet e fundit”, njoftoi Ministria e Arsimit. /SHENJA/