Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

MARKETING

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit njofton se, duke filluar nga e hëna, më 3 shkurt 2025, do të bëhet një “aeroport i qetë”.

MARKETING

Sample Image

Kjo do të thotë se, nga kjo datë, nuk do të ketë njoftime zanore shtesë për fluturimet përmes altoparlantëve, përveç atyre që do të bëhen para nisjes së boarding-ut, në dalje.

“Ai që kërkojmë nga të gjithë pasagjerët është që të monitorojnë ekranet dhe monitorët ku shfaqen informacionet për fluturimet, kartat e hyrjes në avion dhe të gjitha njoftimet që do të marrin nga linjat ajrore me të cilat udhëtojnë. Ne besojmë se reduktimi i zhurmës do të përmirësojë përvojën e pasagjerëve në aeroport,” thonë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

MARKETING