Neymar mund të jetë goditja e parë e madhe nëse sheikët marrin drejtimin e Manchester Unitedit

Neymar mund të jetë goditja e parë e madhe nëse sheikët marrin drejtimin e Manchester Unitedit

Manchester United do të bëjë një lëvizje të bujshme për yllin e PSG-së, Neymar, nëse ofertuesit e Katarit janë të suksesshëm dhe e blejnë klubin anglez.

Sheiku Jassim bin Hamad al Thani, miliarderi nga Lindja e Mesme, po e shikon brazilianin si një emër që mund të nënshkruhet me të këtë verë.

Jassim dhe Sir Jim Ratcliffe synonin blerjen e plotë të klubit – megjithatë, asnjëra palë nuk ka arritur ende çmimin prej 6 miliardë funtesh të kërkuara nga Glazers.

Neymar konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në botë dhe do të ishte një nënshkrim i madh për klubin për të sinjalizuar synimet e pronarëve të rinj për të ecur përpara.

Ai ka shënuar 18 herë në 29 ndeshje këtë sezon, por është penguar nga lëndimet në kyçin e këmbës.

Në anën tjetër PSG po punon për një rindërtim të skuadrës dhe Neymar të largohen nga klubi.

Neymar është ende lojtari më i shtrenjtë në futbollin botëror pas transferimit të tij prej 222 milionë eurosh nga Barcelona te gjigantët e Ligue 1.

MARKETING