Neuer: Jemi përgatitur edhe për penalltitë, nuk kemi frikë. Goli i parë do të jetë vendimtar

Neuer: Jemi përgatitur edhe për penalltitë, nuk kemi frikë. Goli i parë do të jetë vendimtar

Kapiteni i Bayern Munich, Manuel Neuer, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Këto janë deklaratat e portierit gjerman, i cili do t’ia nisë sërish me bashkëlojtarët nga barazimi 2-2 i ndeshjes së parë.

Çfarë do të jetë e rëndësishme në gjysmëfinalen e kthimit?

Goli i parë mund të bëjë diferencën. Kundër Real Madridit ka të bëjë gjithmonë me detajet e vogla. Përqendrimi do të jetë shumë i lartë. Në sulm, të dyja skuadrat janë shumë të forta.

A jeni gati të përballeni me lotarinë e penalltive?

Si portierë jemi të përgatitur për faktin se çdo gjë mund të ndodhë.

Cilit yll të Real Madridit duhet t’i kushtoni më tepër vëmendje?

Nëse marrim Bellingham ose Vinicius, nuk janë vetëm ata të dy që mund të bëjnë ndryshimin.

Çfarë mendoni për “Bernabeun” e ri?

Është mbresëlënës. Ky stadium ka diçka të veçantë, historike. Nuk ka stadium në botë ku është më bukur të vraposh, si fëmijë.

Precedenti i fundit në Madrid nuk ju buzëqesh…

Ne nuk luajmë me frikë. Nëse keni pasur mundësinë të mposhtni Real Madridin në stadiumin tuaj, atëherë dëshironi të bëni të njëjtën gjë edhe në stadiumin e tij.

Kush është më i mirë: Harry Kane apo Jude Bellingham?

Me Harry kemi një sulmues që skuadrat kundërshtare e respektojnë, por ne e dimë se Real Madridi ka gjithashtu lojtarë të mirë. Jude për shembull është lojtar që mund të çojë përpara një ekip të tërë. Unë zgjedh Harry më të mirë, sepse mund të shënojë me çdo pjesë të trupit të tij.

Tuchel mbajti një fjalim përpara konferencës për shtyp. Çfarë ju tha?

“Nuk ishte një fjalim taktik. Na kujtoi se çdo lojtar që kishte ëndrra mendonte patjetër për Real Madridin. Ne të gjithë ëndërronim të arrinim në finalen e Ligës së Kampionëve, por hapi i fundit nuk është bërë ende.

MARKETING