Nesër xhiroja e 29-të, vëmendja te Struga dhe Shkëndija

Nesër xhiroja e 29-të, vëmendja te Struga dhe Shkëndija

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut vjen edhe në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 29-të në program. Në qendër të vëmendjes do të jenë ekipet që luftojnë për kreun, me Strugën dhe Shkëndijën që çdo ndeshje e shohin si finale, ndërsa Shkupi me barazimin e fundit me Tikveshin u distancua pak nga kjo garë.

Liderët në xhiron e radhës do të përballen me Tikveshin në shtëpi, përderisa kuqezinjtë tetovar do të presin Sileksin. Skuadra e Shkupit gjithashtu në Çair do të takohet me Bregallnicën.

Në ndeshjet tjera, Akademia Pandevi do të luajë me Pobedën, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi me Skopjen. Të gjitha takimet e xhiros së 29-të zhvillohen nesër, duke nisur nga ora 16:00. /SHENJA/

MARKETING