Nesër regjim i veçantë trafiku në Shkup

Nesër regjim i veçantë trafiku në Shkup

Nesër, e martë, 8 shtator, me rastin e festës “Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” do të mbahet një shfaqje muzikore, e cila do të nisë në orën 19:00.

Për shkak të organizimit të aktivitetit, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë një regjim të veçantë të qarkullimit në hyrjet për në arenë, si dhe në Bulevardin “Ilinden”.

SPB Shkup u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë, me qëllim sigurimin e qarkullimit të rregullt dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

Ndërkohë, 8 Shtatori është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

MARKETING