Nesër pritet rritja e çmimeve të derivateve të naftës

Nesër pritet rritja e çmimeve të derivateve të naftës

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoki tha se pret që gjatë ditës së nesërme çmimi i naftës të rritet për 2 deri në 2,5 denarë, ndërsa ai i benzinës për rreth 1 denarë.
Ai tha se sërish vendi ka derivatet më të lira në rajon, ndërsa rritja në fjalë vjen për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Sipas kalkulimeve tona, kemi rritje të naftës në javën e kaluar në bursat botërore, 5%-6%, dhe rritje të vogël të benzinave për 2-3%. Pres të kemi rritje për 2-2,5 denarë për litër naftë dhe rreth 1 denarë për benzinën, por të shohim Komisioni Rregullator t’i tregojë numrat e fundit”, tha mes tjerash Mickoski.

MARKETING