Nesër dhe pasnesër regjim i veçantë komunikacioni në Shkup

Nesër dhe pasnesër regjim i veçantë komunikacioni në Shkup

SPB Shkup, gjegjësisht Njësia për siguri në komunikacionin rrugor nesër dhe pasnesër (02.03.06, e premte dhe e shtunë) dhe për shkak të festës së ardhshme fetare Dita e Shpirtrave, do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, për qarkullim të sigurt dhe të qetë.

Përkatësisht, duke filluar nga ora 06.00 e datës 2 qershor, qarkullimi deri te varrezat e qytetit të Butelit do të zhvillohet në një drejtim (rrethor), pra të gjitha mjetet do të shkojnë përgjatë rr. “Butelska”, në të majtë përgjatë rr. “Aleksandar Urdarevski”, në të majtë përgjatë rr. “Boca Ivanova” dhe në të djathtë në hyrje të varrezave të Butelit, dhe në dalje nga varrezat – në të djathtë përgjatë rr. “Boca Ivanova”, ngjitur me rrethrrotullimin në rr. “Butelska”.

Regjim i veçantë i komunikacionit do të vendoset edhe në rrugët afër varrezave në Kamnik dhe Gjorçe Petrov.

MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët që mbulohen nga regjimi i posaçëm i qarkullimit.

MARKETING