Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik në Shqipëri: Do të japim mbështetje në sektorin arsimor – bëhet hapja e laboratorëve të kimisë dhe biologjisë

Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik në Shqipëri: Do të japim mbështetje në sektorin arsimor – bëhet hapja e laboratorëve të kimisë dhe biologjisë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për sektorin e arsimit në Shqipëri, ndërkohë ka kontribuar në ngritjen dhe kompletimin me pajisje dhe materiale laboratorike të laboratorëve të kimisë dhe biologjisë në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, raporton Anadolu.

Në inaugurimin e dy laboratorëve në fjalë ishin të pranishëm ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, këshilltari për Çështjet e Arsimit pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, Metin Bulut, drejtues të shkollës, mësues dhe nxënës.

Këto laboratorë të rinj janë standardi më i lartë i laboratorëve në strukturat e arsimit në Shqipëri, sipas saj, një model fantastik që do ta aplikojnë edhe në struktura të tjera arsimore.

Çevik deklaroi se TIKA ka 28 vite që është e pranishme në Shqipëri, sipas tij, duke realizuar deri më sot 600 projekte në fusha të ndryshme, ndërsa shtoi se projekti i laboratorëve është projekti i 131-të që kanë realizuar në fushën e arsimit.

“Jemi munduar që në fushën e arsimit të ndihmojmë dhe japim edhe ne kontributin tonë për shtetin shqiptar, duke ndihmuar në rikonstruksionin e shkollave, krijimin e laboratorëve, si ky që kemi bërë sot këtu, në krijimin e klasave për personat me aftësi ndryshe, mobilimin e shkollave e të tjera”, tha Çevik.

TIKA ka kontribuar në ngritjen e laboratorëve të kimisë dhe biologjisë në Gjimnazin “Sami Frashëri”, duke përfshirë pajisjen me mikroskopë, tabela interaktive, kapa e aspirimit, monitorë, aparate të ndryshëm, mobilimin me tavolina dhe pajisje të tjera.

MARKETING