Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik në qytetin e Kukësit – inaugurohet Qendra Rinore Ndërkulturore Shqiptaro-Turke

Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik në qytetin e Kukësit – inaugurohet Qendra Rinore Ndërkulturore Shqiptaro-Turke

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, ka ngritur Qendrën Rinore Ndërkulturore Shqiptaro-Turke në Kukës të Shqipërisë.

Në një njoftim nga zyra e TIKA-s në Tiranë thuhet se qendra është hapur me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Türkiye-Shqipëri dhe 100-vjetorit të Republikës Turke.

Në hapjen e qendrës morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, nënkryetari i TIKA-s Dr. Mahmut Çevik, Kryetari i Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj, Koordinatori i TIKA-s për Tiranë Mustafa Ata, Këshilltari Arsimor i Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Metin Bulut, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, si dhe mësues, studentë dhe prindër.

Në fjalën e tij në ceremoni, ambasadori turk, Tayyar Kağan Atay u shpreh se TIKA ofron shërbime të rëndësishme në fushën e kulturës me qendra të tilla.

Duke u shprehur se një nga qëllimet e tij si ambasador është të mbështesë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Atay u shpreh se beson se burimet njerëzore të kualifikuara që dinë turqisht që do t’u duhen kompanive turke që do të investojnë në vend dhe për këtë qëllim do të vijnë nga të rinjt të cilët do të marrin arsimin turk nga kjo qendër.

Nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik theksoi se shqiptarët dhe turqit kanë pasur përvojën e të jetuarit së bashku me shekuj.
“Besoj se kjo qendër në Kukës do të kontribuojë në paqen dhe kulturën e bashkëjetesës në Ballkan dhe Shqipëri. Në këtë periudhë kur globalizimi po i bën luftë kulturës, ne duhet të mbijetojmë duke mbrojtur gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë përmes aktiviteteve kulturore”, theksoi Çevik.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, i cili bëri përpjekje të veçanta për të ofruar arsimin turk në qendrën kulturore rinore të krijuar nga TIKA, para të pranishmëve tha: “Si shoqëri dhe rini shqiptare, dua të falënderoj Turqinë dhe TIKA-n për mbështetjen që na kanë dhënë. Ne me rininë dhe bashkinë tonë, duhet të jemi të emocionuar dhe entuziastë, që të mbajmë gjallë dhe t’i ruajmë kulturat dhe gjuhët tona në këto troje”, theksoi Gurra.

Kryebashkiaku i Kukësit, Albert Halilaj vuri në dukje ndikimin e qendrës rinore në jetën e të rinjve në rajon, ku mes tjerash falënderoi Turqinë dhe TIKA-n për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ndër vite.
Në këtë ceremoni, të rinjtë e qendrës kënduan këngë turke dhe shqipe, si dhe u bë shfaqje muzikore me vallëzime tradicionale.

Qendra multifunksionale rinore e themeluar në kuadër të Qendrës Kulturore “Hasan Prishtina” u mundëson të rinjve të trajnohen dhe të zhvillojnë aktivitete në shumë fusha si mësimi i turqishtes, muzikë, pikturë dhe kërcim.

Gjithashtu, qendra e sapoformuar ka edhe një bibliotekë me libra shqip dhe turqisht.

MARKETING