Në Tabanoc ndalohet një 19-vjeçar nga Shqipëria, ka paraqitiur pasaportë të dikujt tjetër

Në Tabanoc ndalohet një 19-vjeçar nga Shqipëria, ka paraqitiur pasaportë të dikujt tjetër

Dje në ora 23:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar 19-vjeçarin K.S. nga Republika e Shqipërisë.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se personi ka paraqitur dokumentet e udhëtimit të dikujt tjetër.
Ai është dorëzuar në Departamentin për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj – Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme, njofton MPB.

MARKETING