Në Suedi transportohen dy të lënduar nga zjarri në Koçan

Në Suedi transportohen dy të lënduar nga zjarri në Koçan

Nga Shkupi sot në mesditë janë transportuar dy pacientë për trajtim mjekësor në Stokholm në Spitalin universitar Karolinska, bën të ditur ambasada e Suedisë në faqen e saj në Fejsbuk.

Prej atje shtojnë se trajtimi dhe kujdesi i vazhdueshëm janë siguruar gjatë transportit të pacientëve nga Shkupi në spitalin Karolinska.

“Maqedonia e Veriut kërkoi ndihmë përmes Mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së dhe Suedia, së bashku me shtetet e tjera anëtare iu përgjigj nevojave të Maqedonisë së Veriut. Suedia solidarizohet me Maqedoninë e Veriut pas rastit tragjik që ndodhi në Koçan. Mendimet tona mbeten me të gjithë të prekurit”, shton ambasada e Suedisë.

MARKETING