Në Shkup sanksionohen 190 shoferë

Në Shkup sanksionohen 190 shoferë

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 190 sanksione, njoftuan sot nga MPB-ja.

Nga numri i përgjithshëm i masave të shqiptuara në komunikacion, 13 gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 15 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, një gjobë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tetë sanksione për kalim në semfor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), 12 gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB-ja duke apeluar deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut.

MARKETING