Në seancë të mbyllur është shkarkuar Enver Bexheti

Në seancë të mbyllur është shkarkuar Enver Bexheti

Këshilli Gjyqësor ka shkarkuar gjykatësin e Apelit, Enver Bexheti, i cili në fund të vitit të kaluar u përfshi në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion. Vendimi u mor dje pasdite në një seancë të mbyllur, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

MARKETING

Bexheti më parë ishte ndëshkuar vetëm me gjobë për zvarritjen e çështjes “Target-Fortesa”, ku ishte i përfshirë Sasho Mijallkov. Përveç shkarkimit të Bexhetit, Këshilli emëroi disa gjykatës të rinj në Gjykatën e Apelit, përfshirë Ivan Xholev, Olja Ristova, Betim Jahja dhe Marija Kletniçka Markovska.

MARKETING