Në Kuvendin e ASH u kërkuan veprime radikale kundër “qeverisë antishqiptare”

Në Kuvendin e ASH u kërkuan veprime radikale kundër “qeverisë antishqiptare”

Sot përfunduan punimet e Kuvendit të 4-të të Aleancës për Shqiptarët ku u zgjodh kryesia e re dhe është diskutuar për zhvillimet politike në vend. Për këtë temë, është zhvilluar një debat i gjatë ku anëtarët e Kuvendit kanë dhënë pikëpamjet e tyre për situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare.

“Njëzëri është konstatuar se Qeveria aktuale është jolegjitime, ndërsa kanë dominuar edhe zëra që e kanë quajtur si antishqiptare dhe kanë kërkuar veprime radikale kundër kësaj Qeverie” – thonë për TV Shenja nga ASH e Ziadin Selës.

Ndryshe, në kuvendin e sotëm të ASH, Ilire Dauti është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme, ndërsa Tiron Jajaga Sekretar Organizativ.

MARKETING