Në autostradën Gjevgjeli – Shkup, në një veturë janë gjetur 20 emigrantë

Në autostradën Gjevgjeli – Shkup, në një veturë janë gjetur 20 emigrantë

Nga MPB, kanë njoftuar se në autostradën Gjevgjeli – Shkup, pas qarkores Smokvicë, sot në mëngjes, në orën 02:10 nëpunës policorë nga Stacioni i policisë për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë, në automjetin ngarkues “Citroen Jumper” me targa të Kumanovës kanë gjetur 20 emigrantë.

Siç informuan nga MPB, nëpunësit policorë dhanë shenjë për ndalim të automjetit ngarkues “Citroen Jumper” me targa të Kumanovës, me ç’rast drejtiesi i automjetit e ka braktisur atë.

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 20 emigrantë (18 persona nga Kongo, 1 person nga Kameruni dhe 1 nga Afganistani). Emigrantët u vendosën në qendrën tranzitore të pranimit për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Pas ndriçimit dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet paraqitje adekuate.

MARKETING