Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vijë në Shkup për sulmet kibernetike

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vijë në Shkup për sulmet kibernetike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vijë së shpejti në Shkup ku temë kryesore do të jenë sulmet kibernetike. Në takim, siç tha Kovaçevski, do të diskutohen detajet rreth bashkëpunimit me NATO-n, por edhe me vendet anëtare të veçanta që janë më të avancuara në fushën e luftës kundër hakerëve.
Ndërkohë, kryeministri bëri të ditur se do të propozojë që të shpërblehet një nga inxhinierët që ka punuar për trajtimin e pasojave të sulmit të hakerëve në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
“Dua të falënderoj inxhinierët. Kryeinxhinieri tani është në pushim mjekësor për shkak të rraskapitjes, pasi ka punuar 24 orë në ditë. Unë do të propozoj që atij t’i jepet një çmim shtetëror në emër të të gjithë inxhinierëve kompjuterikë që aktualisht po punojnë për parandalimin e sulmeve kibernetike”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski. /SHENJA/

MARKETING