Ndërprerja e ujit për pije! ISHP me rekomandime për banorët e Shkupit, spitalet dhe objektet hotelerike

Ndërprerja e ujit për pije! ISHP me rekomandime për banorët e Shkupit, spitalet dhe objektet hotelerike

Pasi një pjesë e madhe qytetit të Shkupit nga mbrëmja e sotme nuk do të kenë ujë për pije Instituti i Shëndetit Publik me rekomandime banorëve të Shkupit nga aty thotë se banorët e Shkupit duhet të ruajnë ujë të mjaftueshëm në enë të pastra, nga të cilat mund të përdoren për pije, gatim dhe higjienë.

Përveç kësaj uji është i nevojshëm edhe për nevoja sanitare, të cilat mund të mbushen në kova apo enë të mëdha. ISHP këshillon edhe blerjen e ujit në shishe.

Spitalet dhe klinikat të sigurojnë ujë të mjaftueshëm për nevojat elementare të pacientëve dhe stafit, por edhe të blejnë furnizime shtesë me ujë në shishe.

Ndërmarrja publike “Ujësjellës Kanalizime” njoftoi se për shkak të sanimit të katër defekteve, pas orës 22:00 do të ketë ndërprerje të ujit në Shkup prej sot (20 dhjetor) dhe do të zgjasë deri në sanimin e defektit. Përdoruesit nuk do të kenë ujë kryesisht në anën e djathtë të lumit Vardar, duke filluar nga PS Planet në Gjorçe Petrov, pastaj nëpër Porta Vlae, Karposh, Taftalixhe, Vodno, Qendër, Kisella Voda, Draçevë, Pintija, 11 tetor, Lisice, Novo Lisice, Aerodrom, Avtokomanda (zona e ulët), deri në Zelenikovë dhe Studeniçan.

MARKETING