MSH: Në vitin e ri edhe një transplantim të mëlçisë, veshkave dhe indeve të kockave

MSH: Në vitin e ri edhe një transplantim të mëlçisë, veshkave dhe indeve të kockave

Ministria e sShëndetësisë informoi se viti i ri nisi me një tjetër transplant të mëlçisë, veshkave dhe indeve kockore. Mëngjesin e sotëm në Klinikën Kirurgjike nisi eksplantimi i organeve, pasi pasditen e djeshme familja e një pacienteje me vdekje truri dha pëlqimin për dhurim.  “Dëshira e tyre për t’i dhënë dikujt jetë dhe shëndet, sot rezultoi me transplantin e një mëlçie, dy veshkash dhe indeve kockore. Falënderoj familjen në emrin tim dhe në emër të të gjitha ekipeve që punuan në 24 orët e fundit dhe vazhdojnë të punojnë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Ai njëkohësisht shprehu falenderim për të gjitha ekipet mjekësore që orët e fundit punuan në përgatitjen e dhuruesit, recipientëve dhe në sallat e operacionit.  “Na gëzon faktir që gjithnjë e më shumë familje vendosin të dhurojnë organet dhe të shpëtojnë jetën e dikujt. Vitin e ri e nisëm me një akt njerëzimi dhe dashamirësie”,  theksoi ministri. Transplanti i parë i mëlçisë në vend u krye më 24 nëntor 2022, kur dhuruese ishte po ashtu një grua e cila u diagnostikua me vdekje në tru. Mëlçia iu dha një pacienti 60-vjeçar, I cili pas tre javësh kujdes spitalor shkoi në shtëpi më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

MARKETING