MPB zbardhi një rast dhune në Shkup, arrestohen tre persona nga rrethina e Shkupit, vijon kallëzimi përkatës

MPB zbardhi një rast dhune në Shkup, arrestohen tre persona nga rrethina e Shkupit, vijon kallëzimi përkatës

Më 13.06.2026, në orën 14:00, nëpunësit policorë të SPB Shkup i privuan nga liria R.B. (45), M.B. (36) dhe B.B. (34), të tre nga fshati Gërçec, komuna e Sarajit. Konkretisht, më 12.06.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup, D.E. (36) nga fshati Semenishtë i Shkupit ka denoncuar se rreth orës 14:00, në zonën e Karposhit, të tre me automjete të udhëtarëve “Hjundai”, “Folksvagen Tiguan” dhe “Folksvagen Pasat” ia kanë zënë rrugën dhe e kanë ndaluar automjetin e tij të udhëtarëve “Mercedes”, pas çka R.B. e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Sipas denoncimit, më pas ata e kanë futur në njërin nga automjetet dhe fillimisht e kanë dërguar në një autoplac në Karposh, ndërsa më vonë e kanë lënë në fshatin Shishevë, rrethina e Shkupit.
Pas marrjes së masave, ata janë gjetur dhe shoqëruar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

MARKETING