MPB: Mesazhe të rrejshme elektronike dërgohen në emër të MPB-së, bëhet fjalë për një mashtrim në korniza ndërkombëtare

Ministria e Punëve të Brendshme në kumtesën e sotme paralajmëron qytetarët që të kenë kujdes, sepse në emër të MPB-së dërgohen mesazhe elektronike të rreme dhe se është tentim për mashtrim ndërkombëtar.

“Lidhur me kallëzimet e marra nga qytetarët për një mesazh elektronik të marrë gjoja në emër të ministrit të Brendshëm, në bashkëpunim me zyrën policore të Europolit, në të cilin në formën e thirrjes për t’u paraqitur në gjykatë nga Departamenti i Kundërvajtjeve, marrësi i mesazhit njoftohet se është nën procedim ligjor për një sërë krimesh të sajuara, të cilat nuk i ka kryer, MPB njofton qytetarët se ky është një mesazh i rremë që nuk është dërguar nga MPB-ja”, as nga ndonjë institucion për zbatimin e ligjit”, njoftojnë nga MPB.

Njëkohësisht, siç thuhet në kumtesën e MPB-së, në emailet e dërguara, marrësi i mesazhit thirret që të kontaktojë dërguesin përmes lidhjes në Viber.

“Këto mesazhe elektronike janë një tentativë klasike mashtrimi në të cilën qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të dërguesit në mënyrë që t’i keqpërdorin më tej. Prandaj, apelojmë për vëmendje të veçantë, që të mos hapen këto mesazhe, e aq më pak të kontaktohet dërguesi përmes linkut të dhënë dhe të shpërndahen të dhënat personale që do të kërkohet”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët që të mos hapin lidhjet dhe skedarët që dërgohen si bashkëngjitje në mesazhin elektronik që vjen nga një dërgues i panjohur, për të mbrojtur sistemin tuaj kompjuterik nga softuerët keqdashëse.

Njëkohësisht bëjnë me dije se tentativat e tilla për mashtrim janë të karakterit ndërkombëtar, duke pasur parasysh se mesazhe elektronike me përmbajtje të ngjashme në periudhën e kaluar u janë dërguar edhe qytetarëve në vendet e rajonit.

MARKETING