MPB: Janë të rreme alarmet për gjoja mjete shpëythyese të vendosura në disa shkolla të Shkupit

MPB: Janë të rreme alarmet për gjoja mjete shpëythyese të vendosura në disa shkolla të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga 16 shkolla në Shkup pas pranimit të mesazheve në adresën elektronike me kërcënim për vendosjen e një mjeti shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.

Siç theksohet nga MPB-ja, menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë kanë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.

MARKETING