MPB: Dje në Shkup janë sanksionuar 264 shoferë, 88 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

MPB: Dje në Shkup janë sanksionuar 264 shoferë, 88 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 264 kundërvajtje, prej të cilave 18 sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 88 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar dhe tre sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë.

Siç informoi MPB, poashtu janë shqiptuar edhe shtatë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tre sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, shtatë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ju bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion tu përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. 

MARKETING