Mourinho merr vendimin për Dybalën, vetëm një dilemë në formacion

Mourinho merr vendimin për Dybalën, vetëm një dilemë në formacion

Paulo Dybala ia del të rikuperohet dhe është gati të luajë titullar në finalen e Europa League mes Romës dhe Sevillas, mbrëmjen e sotme në Budapest.

Burime nga kampi verdhekuq raportojnë se Mourinho thuajse e ka ndarë mendjen për 11-shen që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, teksa argjentinasi është planifikuar si titullar.

Dilema e vetme e portugezit është në mbrojtje, aty ku Ibanez dhe Llorente do të garojnë për një fanellë titullari, përkrah dyshes Smalling-Mancini, që janë të sigurt.

Formacionet e mundshme:
Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Navas, Gudelj, Marcao, Telles; Fernando, Rakitic; Ocampos, Torres, Gil; En-Nesyri. Tr. Mendilibar
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez (Llorente); Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Dybala; Abraham. Tr. Mourinho

 

MARKETING