Montella: Ishim shumë pranë ëndrrës, Turqinë e pret një e ardhme e ndritur

Montella: Ishim shumë pranë ëndrrës, Turqinë e pret një e ardhme e ndritur

Turqia nuk ia doli të siguronte fazën gjysmëfinale të EURO 2024, me skuadrën turke që u eliminua në çerekfinale përballë Holandës edhe pse pjesën e parë e mbyll në avantazh.

Në Berlin, Turqia ishte shumë pranë historisë, por në fund nuk ia doli, teksa pas ndeshjes, trajneri Vincenzo Montella theksoi se ndihet i trishtuar, por nuk ndjen aspak keqardhje, pasi për të skuadra tregoi shumë në këtë Europian.

“Mendoj se bëmë një vend krenar dhe unë jam krenar për lojtarët, për grupin që krijuam, për të gjithë atmosferën dhe ëndrrat tona. Futbolli është i tillë, edhe humbjet duhen pranuar, edhe ato të pamerituara si ajo ndaj Holandës.
Zhvilluam një ndeshje të madhe përballë një kundërshtari të fortë, mbyllëm pjesën e parë në avantazh dhe kishim mundësi të dyfishonim, por nuk ia dolëm. Këtë aspekt duhet ta përmirësojmë.

U ndëshkuam në një moment pakujdesie, por ne krenohemi me atë çfarë dhuruam në këtë Europian.

Personalisht mendoj se Turqia ishte një skuadër që u pëlqye edhe nga të tjerët. Lotët e Çalhanoglu? Të gjithëve na vjen keq, ishim pranë një ëndrre të madhe.

Lojtarët më të ndjeshëm, si Çalhanoglu, e përjetuan dhimbjen në lot, por është një ekip i ri, jam i sigurt se e ardhmja është premtuese” – përfundoi Montella.

MARKETING