Mjafton goli i Guendouzit, Lazio në çerekfinale të Kupës së Italisë

Mjafton goli i Guendouzit, Lazio në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë. Ekipit të drejtuar nga Maurizo Sarri i mjaftoi një gol i hershëm i shënuar nga Guendouzi për të eliminuar Genoan në “Olimpico”.

Po luhej minuta e pestë e ndeshjes kur Luca Pellegrini nxori në pozicion gjuajtjeje francezin, i cili e dërgoi me saktësi topin aty ku nuk mund ta arrinte portieri kundërshtar.

Në fazën çerekfinale me shumë mundësi do të luhet derbi i nxehtë Lazio – Roma, pasi në skuadra e Mourinhos do të përballet me një kundërshtar relativisht të lehtë siç është Cremonese.

MARKETING