Ministria e Mjedisit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

Ministria e Mjedisit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëkohësisht Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, formalizoi sot një bashkëpunim të rëndësishëm me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi.

MARKETING

Ky partneritet, i konfirmuar gjatë takimit me rektorin e universitetit, Prof. Dr. Lütfi Sunar, synon të avancojë kërkimin shkencor dhe të zhvillojë projekte të përbashkëta në fushën e mjedisit. Bashkëpunimi do të fokusohet në analizën e politikave publike dhe hartimin e zgjidhjeve të qëndrueshme ligjore dhe institucionale që adresojnë sfidat ekologjike të vendit.

Ministri Mexhiti theksoi rëndësinë e këtij hapi si pjesë e një angazhimi më të gjerë për të ndërtuar ura bashkëpunimi me komunitetin akademik, me qëllim forcimin e kapaciteteve vendore dhe kontribuimin në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

MARKETING