Huseini: Pres mbështetje për t’i fituar zgjedhjet që në raundin e parë
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka deklaruar sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se pret të fitojë mbështetjen e qytetarëve që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Huseini tha se prej gjashtë vitesh është në mesin e qytetarëve të kësaj komune, duke theksuar se, sipas tij, nuk ka bërë dallime apo diferencime mes tyre.
“Pse të mos arrij ta fitoj besimin e qytetarëve? Unë jam në mesin e atyre qytetarëve prej gjashtë vitesh. Nuk kam bërë dallime, nuk kam bërë diferencime dhe pres mbështetje që në raundin e parë t’i fitoj zgjedhjet”, deklaroi Huseini.

