Milan, largohet edhe përgatitësi i portierëve, shenjë tjetër për lamtumirën e Maignan?

Milan, largohet edhe përgatitësi i portierëve, shenjë tjetër për lamtumirën e Maignan?

Pas shkarkimit të trajnerit Massimiliano Allegrit që erdhi si pasojë e dështimit për t’u kualifikuar në Champions League, edhe stafi i teknikut livornez largohet nga Milani dhe mes tyre është edhe Claudio Filippi, përgatitësi historik i portierëve i Allegrit, i cili sezonin e kaluar krijoi një raport të shkëlqyer me Mike Maignan.
Përmes një postimi në Instagram, Filippi përshëndeti përfundimisht botën kuqezi. ‘Pas vetëm 1 viti mbyllet eksperienca ime te Milani, një klub i lavdishëm me një tifozeri të dashuruar me skuadrën, me Milanellon që është një vend legjendar pune, unikë për ku ndodhet dhe për personat që punojnë aty-shkruante Filippi në postimin e tij-patëm fatin që të punojmë më një grup portierësh të mrekullueshëm për aftësitë teknike e sidomos morale. Mike, Pietro, Lorenzo, Matteo faleminderit nga zemra. Paçi fat për një të ardhme të ndritur’

Largimi i Filippit ngre pikëpyetje edhe për të ardhmen e Mike Maignan. Vitin e kaluar në tratativat për rinovimin e kontratës, Allegri dhe stafi i tij luajtën një rol shumë të rëndësishëm për të bindur francezin që të qëndrojë te Milani, por me revolucionin e bërë në kupolën drejtuese të klubit gjërat ndryshuan.. Maignan dhe Filippi kanë krijuar një raport të fortë mes tyre gjatë këtij sezini me përgatitësin italian që u bë tifozi i parë i portierit transalpin, gjithnjë gati për ta inkurajuar para dhe gjatë ndeshjeve. Pa të në pankinë, Maignan do të kishte një arsye më shumë për t’u larguar nga kuqezinjtë.

MARKETING