Micotakis: rruga e Shkupit drejt Europës kalon edhe nëpërmjet Greqisë

Micotakis: rruga e Shkupit drejt Europës kalon edhe nëpërmjet Greqisë

Vota jonë në zgjedhje bëhet porosi për fqinjët tanë veriorë. Rruga e tyre drejt Europës kalon edhe përmes vendit tonë, përmes respektimit të legjitimitetit ndërkombëtar, sundimit të së drejtës, Marrëveshjeve. Diçka që ka të bëjë me Shkupin, njejtë edhe me Tiranën, porositi kryeministri grek Kiriakos Micotakis nga Selaniku, gjatë tubimit parazgjedhor në prag të zgjedhjeve evropiane, lajmëroi korrespondentja e MIA nga Athina.

Këto ditë kulminon fushata parazgjedhore në Greqi për zgjedhjet europiane që do të mbahen të dielën, dje Mitsotakis foli në mitingun e Demokracisë së Re në Selanik, ndërsa nesër do të mbajë tubimin e fundit, tradicionalisht në qendër të Athinës.

Paralelisht me mitingjet, kryeministri grek përmes intervistave u dërgon qytetarëve mesazhe parazgjedhore dhe e fundit ishte dje për televizionin Antena.

Mitsotakis, ndër të tjera, edhe një herë kërkoi nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, që kur të bëhet zyrtarisht kryeministër, të japë një deklaratë kategorike se e respekton Marrëveshjen e Prespës në të cilën “arritja kryesore është një emër për të gjithë, erga omnes. “.

“Përndryshe, e vetmja gjë që do të mund të arrijë është të ketë një përvojë të parë shumë të pakëndshme, kur të takohemi të gjithë së bashku në Uashington, në 75 vjetorin e NATO-s, në fillim të korrikut”, shtoi Mitsotakis dhe përsëriti edhe një herë se Samiti i NATO-s do të ngrejë çështjen specifike.

I pyetur nëse në tavolinë është mundësia që Greqia të bllokojë rrugën e Shkupit dhe Tiranës drejt Bashkimit Evropian, Mitsotakis u shpreh optimist se nuk do të jetë e nevojshme, pasi siç tha ai është i sigurt se “në fund do të mbizotërojë logjika”.

MARKETING