Mickoski uron bartësin e Listës Studentore në Serbi për rezultatin zgjedhor

Mickoski uron bartësin e Listës Studentore në Serbi për rezultatin zgjedhor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një bisedë telefonike me bartësin e Listës Studentore në Serbi, Ilija Srdanoviq, të cilit e ka përgëzuar për rezultatin zgjedhor, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“Sot bisedova në telefon me prof. dr. Ilija Srdanoviq, bartësin e Listës Studentore në Serbi. E urova për rezultatin e arritur zgjedhor dhe fitoren, si dhe i urova sukses në periudhën që vjen”, shkroi Mickoski në rrjetin social amerikan X.

Bazuar në më shumë se 96 për qind të qendrave të votimit të përpunuara, shifrat paraprake të publikuara nga Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë treguan se lista e mbështetur nga studentët fitoi 52,54 për qind të votave, krahasuar me 39,29 për qind për listën e Serbisë së Bashkuar të ish-presidentit Aleksandar Vuçiq.

Zgjedhjet e së dielës pasuan gati dy vjet protesta të udhëhequra nga studentët, të shkaktuara nga shembja vdekjeprurëse e një tende stacioni treni në Novi Sad.

Duke folur në selinë e partisë së tij në Beograd, Vuçiq pranoi se lista e tij zgjedhore kishte humbur. Ai fajësoi për humbjen atë që e përshkroi si ndërhyrje nga disa vende evropiane dhe “shteti i thellë amerikan”.

MARKETING