Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për vazhdimin e bashkëpunimit për sigurinë rajonale

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për vazhdimin e bashkëpunimit për sigurinë rajonale

Sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas një takimi katërpalësh në kryeqytetin iranian Teheran, Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani kanë ra dakord të vazhdojnë bisedimet për forcimin e bashkëpunimit lidhur me çështjet rajonale, përfshirë paqen dhe sigurinë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Takimi trajtoi sigurinë rajonale, aktivitetet e Izraelit në rajon dhe zhvillimet në Palestinë dhe Liban.

Takimi, i organizuar nga sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, mblodhi delegacione nga Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian dhe ministri i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, morën pjesë në takim, ndërsa Turqia u përfaqësua nga drejtori i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Ibrahim Kalin, Arabia Saudite nga ministri i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman dhe Pakistani nga shefi i Shtabit të Ushtrisë, Asim Munir.

MARKETING