Mickoski: Rregulli fitues me fitues është shkelur në vitin 2017

Mickoski: Rregulli fitues me fitues është shkelur në vitin 2017

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se demokracia bazohet në principin kush e ka shumicën në parlament. Ai ka thënë se me 61 deputetë formohet qeveria e re.
Ai ka thënë se nuk e di se për çfarë marrëveshje të majit flet BDI dhe për rregullin fituesi me fituesin.
“Kishte një rregull në të kaluarën fituesi me fituesin i cili është rezultat i të kaluarës, kjo marrëveshje për fat të keq ata e shkelën që në vitin 2017 dhe përsëri do të duhet të rikujtojë se politikën nuk duhet ta shohim si tryezë ku pak me disa, pak me tjerët e të tretët. Nëse VMRO-DPMNE fiton shumicën sic edhe pritet nuk kemi edhe një besim elementar të bashkëpunojmë me BDI-në, kështu që ata duhet të shkojnë në opozitë”, ka thënë Mickoski, transmeton SHENJA.

MARKETING