(VIDEO) Rama: Shqipëria kurrë nuk do ta pengojmë RMV-në në hapat drejt BE-së
Shqipëria nuk bëhet kurrë pengesë për antarsimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në pyetjen në lidhje me deklaratat e tij për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut në një televizion bullgar para disa ditësh. Ai u shpreh se asnjëherë nuk do ja lejonte vetes që ti trego qeverisë apo popullit maqedonas se çfarë duhet të bëjë. Ai e shpjegoi gjerësisht se çfarë ka dashur të thotë, se ka folur për sakrificat që ka bërë Maqedonia dhe prapë BE nuk ka bërë atë që ka premtuar. Por, e përsërit deklaratën se veto bullgare mund të hiqet vetëm duke shtuar bullgarët në Kushtetutë.
EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË
“Ata me të drejtë, pra pala maqedonase shqetësohen dhe dyshon se mund të ketë diçka tjetër në rast se hedh këtë hap për të përfshirë në kushtetute pakicën bullgare… Nga ana tjetër kam shtuar se kjo veto mund të hiqet duke plotësuar këtë kusht dhe e kam të vështirë të shoh diçka tjetër. Por, është thjeshtë opnioni im, nuk i jap askujt leksione dhe kurrë Shqipëria nuk do bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar anëtarësimin e Maqedonisë në BE”.
Ndërkaq, kur kryeministri Hristijan Mickoski u pyet se e ka pritr këtë qëndrim nga Rama, edhe Mickoski u hodh në mbrojtje të Ramës, duke thënë se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV-SË
“Rama e dha përgjigjen. Deklaratat nxirren nga konteksti. Janë pyetje të brendshme jemi të vetdijshëm për këtë. Ky është proces pozitiv çdo gjë ndërtohet me besim, projekt i tillë është Korridori 8, që lidh Bullgarinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë”.
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria gjenden sërisht pranë një raporti të ngrirë politik. Bullgaria kërkon që RMV ta bëjë detyrën e saj duke shtuar bullgarët në Kushtetutë, kurse RMV kërkon garanca që nuk do të ketë më kërkesa të tjera.
Emine Ismaili /SHENJA/

