Mickoski: Po ndodhin vrasje 300 metra nga qendra e Shkupit për shkak se MPB është ortak me kriminelët

Mickoski: Po ndodhin vrasje 300 metra nga qendra e Shkupit për shkak se MPB është ortak me kriminelët

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në lidhje me vrasjen në Çarshi të Vjetër, u shpreh se kjo ndodh për shkak se në Maqedoni ai që duhet të ndjek krimin është ortak me krimin.

“300 metra afër qendrës së Shkupit, të ndodhë një vrasje e tillë, njerëz me armë zjarri shëtisin edhe atë jo 1 por 4, e përsëris 300 metra nga Qendra e Qytetit, as në kinomatografitë më të këqija do të thoja nuk mund të gjendet, por ja, për fat të keq shumë dëshmitarë okular atë ditë panë se si bëhet ekzekutimi brutal i njerëzve 300 metra nga qendra e Shkupit. Kjo është arsye për shkak se nuk kemi ndarje të qartë mes atij që duhet të ndjek krimin dhe të jetë ortak me të. Për fat të keq, tek ne, ai që duhet të ndjek krimin është ortak me kriminelët”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

 

MARKETING