Mickoski: Po fitojmë më shumë se 175 mijë vota, sot ndodhi populli!

Mickoski: Po fitojmë më shumë se 175 mijë vota, sot ndodhi populli!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se populli sot tregoi se e donë Maqedoninë dhe se, çdo një i cili e nënçmon popullin dhe Maqedoninë po bën gabim.
“Kam premtuar se do të fitojmë me më pak se 100 mijë vota, por fitojmë me më shumë se 175 mijë vota. Shumë gjëra kemi thënë se do të ndodhin nuk na besonin, na nënçmonin, mendonin se me fëmijë kanë punë. Ne falë popullit të Maqedonisë, treguam dhe dëshmuam se Maqedonia do të jetë edhe shumë kohë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Mickoski tha se kanë tentuar t’i ndajnë ata, por se ata kanë duruar për shkak se populli ka qenë me ta.
“Sot ndodhi populli, fitore e madhe është për popullin maqedonas dhe për qytetarët e Maqedonisë. Populli doli dhe mesazhi është i qartë, Maqedonia nuk frikësohet dhe po kthehet në duart e popullit”, u shpreh Mickoski.
Mickoski tha se rezultatet japin hapësirë për të qenë të kënaqur dhe se kanë arritur fitore në shumë vendovotime.
“Kjo Qeveri po bie. Ky është rezultati më i mirë të cilin VMRO e ka patur nga pozita e opozitës. Mbi 600 mijë njerëz kanë votuar kundër pushtetit”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se ky është revolucion i popullit.

MARKETING