Mickoski: Në Shtip po punojmë për tre investime dhe mbi 1000 vende të reja pune

Mickoski: Në Shtip po punojmë për tre investime dhe mbi 1000 vende të reja pune

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në lidhje me investimet e reja të paralajmëruara, deklaroi:

“Po, kemi paralajmëruar një investim të ri që do të realizohet për 10 deri në 12 ditë nga sot, disa dhjetëra milionë euro dhe mbi dyqind të punësuar. Prodhimi do të jetë i destinuar tërësisht për eksport të pajisjeve elektoshtëpiake dhe do të ketë ndikim të rëndësishëm në produktin e brendshëm bruto. Njëkohësisht, dua të informoj qytetarët e Shtipit dhe rrethinës se po punojmë në dy investime të reja dhe në zgjerimin e një ekzistues, pra gjithsej tre investime në zonën këtu në Shtip. Mendoj se shumë shpejt do të ketë lajme të mira për qytetarët e Shtipit dhe rrethinës për këto dy dhe zgjerimin, pra gjithsej tre investime. Në total, do të krijohen rreth një mijë e më shumë vende të reja pune dhe investime në vlerë prej disa qindra milionë euro.”

MARKETING