Mickoski: BDI po tenton të politizojë ngjarjen në Koçan dhe të përfitojnë pikë politike

Kryeministri Hristijan Mickoski, është pyetur për akuzat e BDI-së, se rasti i Koçanit po përdoret për përndjekje politike dhe jo hetime, deklaroi se i vjen keq që “BDI nuk ka dalë nga matrica të cilën e shohim më tepër se 22 vite”
“Në vend që të shpreh ngushëllime dhe të përfshihet në hetime dhe të ndihmojë, ata po tentojnë që ta politiziojnë dhe t’i japin ngjyrim etnik. Po tentojnë si brejtës të përfitojnë pikë politike. Le t’ju shërbejë për nderë, ne si Qeveri do të vazhdojmë edhe më tej të kujdessemi edhe të luftojmë kundër sjelljes së tillë devijonte. Do të kontrollojmë gjithçka dhe do të nxjerrim në dritë gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën. BDI ishte pjesë e sistemit për më shumë se 20 vjet dhe duhej të paktën t’u kërkonte falje qytetarëve. Prisja më shumë ndjeshmëri nga ana e tyre,” tha Mickoski.