Mexhiti: Sot fillon rrënimi i perandorisë së kumarit

Mexhiti: Sot fillon rrënimi i perandorisë së kumarit
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka shpallur sot “fillimin e rrënimit të perandorisë së kumarit”, të ndërtuar nga ana e qeverisë së kaluar. Ai ka shkruar se me marrjen e licencave për dy kompani bixhozi dhe ndalimin e organizimit të lojërave të fatit nga ana e tyre, Qeveria e re sot fillon me realizimin premtimit për “heqjen e kumarit nga shtëpitë, familjet e fëmijët tanë!
“LLOTARIA sot është kthyer në sinonim të korrupsionit dhe pastrimit të parave të nëntokës ruso-serbo-bullgare përmes përhapjes masive të kazinove, lojërave të fatit dhe bastoreve. Këtë sëmundje nuk është e lehtë ta eleminojmë. Por, duke filluar me sot, ne do ta luftojmë përmes institucioneve dhe përmes ligjeve. Sepse e kemi për detyrë dhe për obligim përpara prindërve tanë, përpara fëmijëve tanë, përpara shoqërisë tonë”, ka deklaruar Mexhiti. /SHENJA/

MARKETING