Ministria e Transportit: Maqedonia dhe Bullgaria bëjnë një hap të ri drejt ndërtimit të tunelit hekurudhor ndërkufitar

Ministria e Transportit: Maqedonia dhe Bullgaria bëjnë një hap të ri drejt ndërtimit të tunelit hekurudhor ndërkufitar

Maqedonia dhe Bullgaria në takimin e dytë të Komitetit të përbashkët në Shkup, theksuan angazhimin e tyre për përshpejtimin e procedurave për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, njofton Ministria e Transportit.

MARKETING

Shik.mk

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri shprehu kënaqësi me progresin e arritur dhe punën e përbashkët.

Ajo konfirmoi angazhimin për përshpejtimin e procedurave dhe theksoi mbështetjen e marrë nga Bashkimi Evropian dhe institucionet financiare për financimin e tunelit.

Zëvendësministrja e Transportit dhe Komunikacionit të Bullgarisë, Cveta Timeva, konfirmoi gatishmërinë e Bullgarisë për të udhëhequr zbatimin e procedurave në përputhje me legjislacionin bullgar dhe evropian në ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar.

“Vendi ynë do t’i japë një shtysë të fortë projektit”, theksoi zëvendësministrja Timeva.

Ajo informoi palën e Maqedonisë se në gjysmën e parë të vitit 2027, Bullgaria do të jetë nikoqir i Samit rajonal kushtuar lidhshmërisë.

“Kjo është një mundësi që projektet kryesore të infrastrukturës të paraqiten në një kornizë më të gjerë evropiane me qëllim tërheqjen e investimeve”, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Transportit.

MARKETING