Mexhiti pyet publikisht Grubin: Si do ta bindim qytetarin që ne do të bëjmë 120 kilometra apo 200 km rrugë, kur 2 km rrugë nuk mund t’i realizojmë brenda 5 viteve

Mexhiti pyet publikisht Grubin: Si do ta bindim qytetarin që ne do të bëjmë 120 kilometra apo 200 km rrugë, kur 2 km rrugë nuk mund t’i realizojmë brenda 5 viteve

Sa i përket Korridorit 8, nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, tha se i bën një pyetje publike, Artan Grubit: Si do ta bindim qytetarin që ne do të bëjmë 120 kilometra apo 200 km rrugë, kur dy km rrugë nuk mund t’i realizojmë brenda 5 viteve.

“Tre vite Bujari, dy vite Artani, ne ende jemi kthyer prapë te ato 2 km sepse kanë bërë gabime te murri mbrojtës. Dhe njëjtën kohë në të njëjtën kohë, percepcioni është krijuar se kemi një LSDM të dobët dhe para një muaji, Kovaçevski me Ejup Rustemin shkuan dhe promovuan një rrugë, ekspres 30 km Shtip- Vallandovë”, deklaroi Izet Mexhit.

Mexhiti tha se nëse shihet rruga Kërçovë- Strugë, edhe atje ka një lëvizje në vend.

“Aty është bërë një katrahurë. Urojmë që korridori 8 të mos jetë si këto. Si çdo shqiptarë, rruga është zhvillim është interes ekonomik, është interes edhe i shqiptarëve, sepse aty nuk është vetëm korridori 8 por edhe korridori 10. Por kur e shohim se ende pa filluar sa afera, sa komplikime, sa muhabete, kjo edhe më tepër më bind për fat të keq do e bëjnë njëjtë si me Bllacën dhe Kërçovë- Strugë”, deklaroi Mexhiti në “Intervistë në SHENJA”.

MARKETING