Mexhiti: Në çdo lagje të Çairit po punohet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se punimet në projekte infrastrukturore po zhvillohen në të gjithë territorin e komunës. Sipas tij, investimet përfshijnë infrastrukturën nëntokësore, ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve, trotuareve dhe hapësirave publike.
Mexhiti theksoi se ritmi i punimeve është i dukshëm çdo ditë dhe se fokusi i komunës mbetet realizimi i projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
“Në çdo rrugë, në çdo lagje, në të gjithë Çairin po punohet. Po investojmë në infrastrukturën nëntokësore, po ndërtojmë e rikonstruktojmë rrugë, trotuare dhe hapësira publike, me një ritëm që shihet çdo ditë.
Kjo është mënyra jonë e qeverisjes: punë, investime dhe rezultate. Për qytetet tona, për qytetarët tanë dhe për shtetin tonë!
Vazhdojmë…”, ka shkruar kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

